Marko Dajti paralajmëron daljen nga koalicioni me PS-në. Shkak, privatizimi i godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve. “Këta nuk janë socialistë, por xhepistë”

Postuar në 07 Janar, 2015 13:42

Marko Djati është bërë sërish i gjallë sot teksa përmes një e-maili ka njoftuar se Fronti i Majtë do të nisë konsultimet me bazën për të vendosur daljen nga koalicioni me Partinë Socialiste. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë për t’u shënuar, lëvizjet e partive janë të zakonshme, edhe sepse jemi afër zgjedhjeve. Ajo që bie në sy është gjuha e deklaratës dhe akuzat e rënda që bëhen në të. Dajti shkruan se arsye kryesore që po çon Frontin e Majtë drejt daljes nga koalicioni është privatizimi i godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve. “Skandali që na ka indinjuar më shumë është privatizimi tinzar i godinës historike të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Burime të Frontit të Majtë saktësojnë se ky privatizim është ndër më skandalozët e kryer vitet e fundit, madje edhe më skandaloze se ato të Sali Berishës. Edhe ky i fundit nuk ia plotësoi dot dëshirën kanakarit të vet, sahanlëpirësit Blendi Fevziu, ashtu sikurse po bën Edi Rama”, thotë Dajti në deklaratë. Nuk mungojnë as ironitë me qeverinë “Rama”, teksa kreu i komunistëve thotë se me çmimin e energjisë dëshmohet se “këta nuk janë socialistë, por xhepistë”, ose pendesa që është vënë re sipas Djatit për ikjen e Berishës nga pushteti. “U tmerrova para disa ditësh në Vlorë kur dëgjova disa të rinj të këndonin “...O Sali o baba/ ktheu prapa se bëmë shaka”, shton Dajti. Ndoshta fushata zgjedhore ka nisur dhe gjëra të tilla do të shohim edhe më tutje. s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.