Meqë po flitet për Kabanë...

Ka nisur një debat jo i vogël, në rrjetet sociale dhe jo vetëm, mbi “Albanian Soul” të Shkëlzen Dolit, shfaqur në pushimin e koncertit të Vjenës, si pjesë shoqëruese e një filmi që i kushtohej një prej rrugëve të njohura të kryeqytetit austriak. Debati ka nisur nga raportimi jo i saktë i medias, që e trajtoi performimin e Dolit dhe muzikantëve të tjerë, si pjesë të Koncertit të Vjenës, duke përcjellë mesazhe që janë të paqena. Mirëpo debati është thelluar edhe më, teksa nuk mungojnë zëra që thonë se edhe kështu, muzika e përzgjedhur nga Doli, kurrsesi nuk mund të përfaqësojë “Shpirtin shqiptar”, meqenëse kabaja hapëse e saj dhe pjesët e tjera kanë ndikim oriental. Është shpallur si të thuash një fushatë për të kërkuar muzikën e vërtetë shqiptare, në një tjetër përpjekje donkishoteske (gratis siç janë të tilla përpjekje) e cila thjesht sa shpik debate aty ku nuk ka. Meqenëse jemi te kabaja dhe muzika shqiptare në “gramafonët e oksidentit”, një rast interesant është ai i filmit televiziv kushtuar Bajronit, realizuar nga BBC-ja në vitin 2003, e që ka si temë muzikore hapëse dhe qendrore mund të thuhet një këngë shqip dhe kabanë.
https://m.youtube.com/watch?list=PLB4BFE83EF25FFE62&v=jYFWOUk_I1k
s.z
Add new comment