Lubonja: Në Shqipëri vrasësit me pagesë janë bërë si punëtorë ndërtimi në të zezë. Ky është rreziku i vërtetë për momentin

Postuar në 10 Janar, 2015 04:07

Fatos Lubonja e konsideron të rrezikshëm reagimin në panik pas aktit terrorist që ka ndodhur në Paris. Nëse reagohet në këtë mënyrë, thotë ai, rreziku i vërtetë pas këtyre akteve është të ndahen njerëzit në myslimanë të këqij në njërën anë dhe europianë të mirë në anën tjetër. Në një intervistë për kosovaren, “Express”, analisti Lubonja thotë se fakti se ka ndodhur një ngjarje e tillë nuk duhet të dramatizohet dhe të thuhet se jemi në luftë. Lubonja parashikon forcimin e partive të djathta që janë kundër emigracionit kryesisht mysliman. “Në një vend si Franca ku ka 6 milion myslimanë, shumica e të cilëve jetojnë në paqe dhe harmoni me pjesën tjetër, fakti që kanë dalë disa grupe terroristësh dhe se ka edhe një numër të rinjsh që kanë shkuar të luftojnë në ISIS, më duket se nuk duhet dramatizuar deri në përdorimin e termave të tilla si jemi në luftë, siç po ndodh. Ngjarja pa dyshim duhet parë si tregues i një krize të rëndë nga e cila duhen nxjerrë mësime”, tha Lubonja për “Exspress”

I pyetur nëse shihet ky sulm edhe si kërcënim për sigurinë dhe për fjalën e lirë edhe në vendet e tjera, përfshirë edhe Kosovën, Lubonja tha: “Në Shqipëri dhe Kosovë, sipas mendimit tim, siguria dhe fjala e lirë janë edhe sot të kërcënuara jo nga islamikët, por nga dy kasta në pushtet që kanë ndërtuar më shumë atë që mund të quhet shtet i mafies sesa shtet ku ka edhe mafie. Përpara këtij “ujku’ që kemi përpara syve, “gjurmët” se disa myslimanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri e që mund të kthehen e të bëhen rrezik për Shqipërinë dhe Kosovën më duket i largët. Madje do të thosha se nëpërmjet përhapjes së kësaj ideje, kjo elitë e korruptuar mund të kërkojë të legjitimojë vetveten duke na thënë: shtrëngoni radhët rreth nesh se përndryshe vijnë “ata”. Në Shqipëri po ndodhin përditë vrasje nga krimi i organizuar dhe shumë kriminelë nuk i prek kush pasi janë të lidhur me polici e politikanë. Vrasësit na kanë hyrë deri në Parlament. Vrasësit me pagesë janë bërë si të ishin punëtorë ndërtimi në të zezë. Ja ky është rreziku i vërtetë për momentin”.

 

l.v

 

http://www.gazetaexpress.com/intervista/intervistefatos-lubonja-dramatizimi-rreziku-i-vertete-i-akteve-ne-paris-72415/

Comments

Submitted by Torollaku Rilindas (not verified) on

<p>Fatos, si shume here te tjera ke shume te drejte, mafia politike po legjitimon vehten ne pushtet duke paraqitur si &quot;rrezik&quot; dicka qe edhe pse perfaqeson nje element krize te qyteterimit te sotem, eshte ku e ku me i parendesishem ne krahasim me zhvatjen qe i ben kombit shqiptar klasa e sotme politike, qe eshte ne pushtet vetem sepse i ka BLERE votat me parate qe i ka vjedhur po ketij populli.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.