Familjarët e Aleks Nikës, të vrarë në protestën e 21 janarit takojnë Raportuesi i PE, Fleckenstein. Kërkojnë drejtësi dhe të mos zvarritet procesi

Familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 viktimave të vrarë në protestën e 21 janarit, zhvilluan sot paradite takimin e paralajmëruar me raportusin e PE-së Knut Fleckenstein. “News24” raporton se takimi u zhvillua në hotel Sheraton. Një ditë më parë raportuesi i PE-së deklaroi se kishte qenë bashkëshortja e Nikës e cila I kishte dërguar një email, ku i kërkonte pikërisht këtë takim. Takimi është zhvilluar larg syve të medias. Mësohet se takimi me familjarët e Aleks Nikës ka zgjatur për rreth një orë. Ndërkohë në një lidhje telefonike për “News24”, xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika tha se i kanë kërkuar raporterit Fleckenstein të bëhet drejtësi dhe të mos zvarritet procesi.
l.v
Add new comment