Wohlers, ambasadori amerikan në Shkup takimin me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame: Në Maqedoni të mirëmbahen raportet pozitive ndëretnike

Postuar në 10 Janar, 2015 03:33

Ambasadori amerikan në Shkup, Paul Wohlers theksoi se në Maqedoni është e rëndësishme mirëmbajtja e raporteve pozitive ndëretnike. Agjensia “INA” citon ambasadorin të ketë thënë:  “Mendoj se është e rëndësishme për të gjithë, për çdo parti politike dhe për çdo grup që të vazhdojnë të punojnë në mirëmbajtjen e raporteve pozitive, si dhe në zgjidhjen e çështjeve që tangojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, me qëllim që ata të kenë një jetë përparues në këtë shoqëri demokratike dhe multikonfesionale”,  deklaroi ambasadori Wohlers, sot në takimin lamtumirës me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi. Aipas INA-s diplomati theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Maqedoninë edhe në të ardhmen. Ndërsa kreu i BFI–së, Sulejman Rexhepi, tha se me Ambasadën amerikane kanë punuar në zgjidhjen me sukses të më shumë çështjeve që tangojnë popullatën në Maqedoni.

 

l.v

 

http://ina-online.net/maqedoni/50468.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.