Presidenti francez Hollande: Franca iu bëri ballë sulmeve terroriste, por është ende e kërcënuar

Postuar në 09 Janar, 2015 16:01

Presidenti francez menjëherë pas përfundimit të aksionit tri ditor për kapjen e terroristëve që bënë masakër në “Charlie Hebdo” ka dalë në një fjalim zyrtar para popullit. Francois Hollande theksoi se “Franca nuk do të gjunjëzohet nga sulmet, por do të mbrojë vlerat e saj për liri. “Franca iu bëri ballë sulmeve terroriste, por nuk ka përfunduar me kërcënimet me të cilat po përballet” deklaroi presidenti francez në fjalimin e mbajtur pas tre ditëve terror dhe sulme që shkaktuan 17 të vdekur dhe 20 të plagosur në vend. “Franca, edhe pse është e vetëdijshme që i ka bërë ballë sulmeve terroriste, edhe pse di se ajo disponon në radhët e  forcave të sigurisë burra dhe gra të aftë si për nga guximi dhe ashtu dhe për nga trimëria, nuk ka përfunduar me kërcënimet. Dëshiroj t’iu bëj thirrje për vigjilencë, bashkim dhe mobilizim” konfirmoi Hollande. Presidenti francez,  Francois Hollande dënoi aktin antisemit, të tmerrshëm, të kryer në një supermarket në Paris, ku u neutralizua islamiku, Amedy Coulibaly dhe humbën jetën katër pengje. “Këta fanatikë nuk kanë lidhje me myslimanizmin”, shtoi ai. Presidenti francez njoftoi se do të merrte pjesë të dielën në “marshimin republikan” në Paris, në kujtim të viktimave.

 

l.v

 

http://www.repubblica.it/esteri/2015/01/09/news/hollande_noi_popolo_libero_questi_fanatici_non_hanno_a_che_fare_con_la_religione_musulmana-104629137/?ref=HRER1-1

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.