Opozita i rikthehet denoncimit të së shkuarës së të emëruarve të rinj, qeveria hedh poshtë akuzat me dëshmi penaliteti

Postuar në 11 Janar, 2015 09:27

E shkuara e zyrtarëve të rinj të shtetit ka risjellë debatet dhe akuzat publike mes opozitës dhe mazhorancës në pushtet. Paraditen e sotme, deputeti Gent Strazimiri denoncoi një emërim në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Sipas Strazimirit, në këtë sektor është emëruar ish-konsulli shqiptar në Itali i shpallur “non grata”.

Lexo: http://www.balkanweb.com/site/pd-ish-konsulli-bello-i-shkarkuar-per-trafiqe-rilind-ne-ministrine-e-brendshme/

I menjëhershëm dhe i ngjashëm me rastet e akuzave të mëparshme, ka qenë reagimi i ministrisë së Brendshme. Me një komunikatë së cilës i bashkëlidhen edhe dëshmia e penalitetit e certifikata e sigurisë së zyrtarit, ministria e Brendshme ka hedhur poshtë akuzat e PD.

“Përsa i përket emërimit të z.Drini Bello në strukturat e SHÇBA sqarojmë se: Drini Bello ka konkuruar në datë 21.02.2014 në Drejtorinë e Përgjitshme të SHÇBA për vendin e punës të shpallur të lirë “Specialit hetimi”. Pasi është shpallur fitues nga konkurimi, është emëruar inspektor pranë Drejtorisë së SHÇBA Tiranë, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht. Emërimi i tij është bërë pasi kandidati përmbushte të gjitha kriteret e përcaktuara nga ligji. Ky kandidat ka paraqitur dëshminë përkatëse të penalitetit si dhe vërtetimet e Gjykatës dhe Prokurorisë, në të cilat vërtetohet se ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe në ngarkim të tij nuk ka asnjë çështje penale të hapur.  Gjithashtu Drini Bello është kontrolluar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe pajisur me çertifikatë sigurie të kategorisë “Tepër sekret”. Bazuar në të gjitha këto të dhëna Ministria e Punëve të Brendshme sqaron opinion se emërimi i këtij shtetasi në detyrën e specialistit të SHÇBA është tërësisht ligjor” thuhet në njoftimin e ministrisë së Brendshme.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.