Mbi 1 milionë njerëz në marshimin e paqes në Paris. Duartrokitet parakalimi i 4 përfaqësuesve të komuniteteve fetare nga Shqipëria.

Në sheshin “Republika” të Parisit u mbajt marshimi i paqes në përkujtim të 17 viktimave nga aktet terroriste të ditëve të fundit. Në këtë tubim solidaritetei mësohet se kanë qenë të pranishëm mbi 1 milionë njerëz, ndërsa kanë marrë pjesë 50 udhëheqës shtetesh, mes të cilëve kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik Dejvid Kameron, udhëheqësi i autoritetit palestinez Mahmud Abas kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Bashke me kryeministrin Rama, ne delegacionin shqiptar kanë qenë edhe kreret e komuniteteve fetare ne vend, të cilët parakaluan në një prej rrugëve të Parisit, duke u shoqëruar me duatrokitje nga të pranishmit.
Video: https://www.youtube.com/watch?v=IK3bE-NZ0Tw
Presidendi Olond takoi një nga një të gjithë krerët e shteteve që u gjendën prapën popullit francez në këto ditë të vështira, ndërsa ndau dhimbjen edhe me familjarët e viktimave. Manifestimi u shoqërua nga masa tepër të larta sigurie, ku u angazhuan 2 mijë policë dhe 1350 ushtarë.
l.m
Add new comment