Largimet masive nga Kosova, Jahjaga mbledh Këshillin Kombëtar për Integrim: “Të gjejmë zgjidhje adekuate”

Postuar në 13 Janar, 2015 03:23

“Ora News” bën me dije se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar për largimet masive ilegale të regjistruara kohët e fundit në Kosovë. Në një publikim që ka bërë Presidentja në rrjetin social facebook, thonë të njëjtat burime, por edhe përmes email-adresës zyrtare të presidencës, thuhet se Jahjaga e ka ftuar këtë këshill për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohen. “…Kam ftuar takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, për të diskutuar njërën prej çështjeve më urgjente me të cilën po sfidohemi si institucione dhe si shoqëri, çështjen e migrimit ilegal. Është përgjegjësia jonë që të kemi një pasqyrë të qartë dhe të gjejmë zgjidhje adekuate”, thuhet në njoftimin e Presidencës Kosovare.

 

l.v

 

http://www.oranews.tv/rajoni/largimet-masive-nga-kosova-jahjaga-mbledh-keshillin-kombetar-per-integrim/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.