Peruxhia, një grup të huajsh përdhos shenjtoren Mari. Peshkopi: “Nuk është akt i urrejtjes fetare”

Postuar në 12 Janar, 2015 14:18

Nisur nga situata e rëndë dhe dramatike e sulmeve në Francë, çfarëdolloj situate e bazuar mbi fenë ngre problematikën e radhës. Sipas agjencisë mediatike ilgiornale.it, në Peruxhia të Italisë, një grup emigrantësh në gjendje të dehur kanë përdhosur statujën e Virgjëreshës Mari, duke urinuar sipër. Mirëpo për të zbutur gjendjen, Peshkopi i zonës ka bërë thirrje për të mos acaruar situatën duke paralajmëruar: “Ky nuk është një akt i urrejtjes fetare”. Në fakt, ilgiornale.it  thotë se kjo përdhosje ka fyer ndjeshmërinë e të gjithëve në Peruxhia. Një burrë ishte duke u lutur para Marias në rrugën Tilli, i gjunjëzuar, me fotografinë e një personi të dashur në duar, kur u sulmua nga grupi i të huajve, të cilët abuzuan dhe i grabitën foton nga duart. Kështu që shpërthyen edhe kundër statujës së Virgjëreshës, duke e sulmuar, shtypur dhe ndarë copash. Për fat të mirë statuja dhe pjesëzat u morën dhe u vendosën në riparim e sipër në vendin e shenjtë. Nga dioqeza mbërriti një dënim i fortë për aktin sakrilegj, por edhe një ftesë “për të mos ia atribuuar këtë episod një gjesti të urrejtjes fetare”. “Për Islamin, figura e Marisë është shumë e rëndësishme: ajo është nëna e profetit Jezus konceptuar në virgjërinë dhe Bekimin e Virgjëreshës, e cila është gruaja më e shenjtë”, - tha ndihmës peshkopi i Peruxhias në qytetin Pieve, Imzot Paolo Giulietti. – “Shumë myslimanë luten në tempuj të tillë në Lindjen e Mesme. Ne nuk mund ta atribuojmë këtë akt vandalizmi, që siç thashë është për t'u dënuar në çdo kuptim, si një episod të urrejtjes fetare. Është e rëndësishme të mos ushqejë mosbesimin e ndërsjellë, veçanërisht në këtë kohë” – theksoi ai.

 

l.v

 

http://www.ilgiornale.it/news/cronache/perugia-gruppo-stranieri-profana-statua-madonna-1081984.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.