Atentati i Parisit, a rrezikon sërish Europa me nacionalizmin? Mediat shkruajnë se pasojat po ndihen që tani

Ajo që ndodhi në Paris, shoqëruar me thirrjen për solidaritet, po krijon ndër të tjera probleme me natyrë politike që marrin në pyetje vetë sistemin e bashkëpunimit që ka instaluar Europa e Bashkuar. Bëhet fjalë për ringjalljen e nacionalizmit, me theks kundër emigracionit dhe kthimin e Europës europianëve. “Demonët që liderët europianë u përpoqën të frenonin pas 1945-ës, janë rikthyer. Nuk do të jetë e lehtë për t’i qetësuar”, shkruan Jacob Heilbrunn në një opinion të gjatë në “Reuters”(http://blogs.reuters.com/great-debate/2015/01/13/charlie-heb...). Vende që po dëshmojnë shenja të tilla janë Britania, Suedia, Holanda, Franca, Gjermania dhe Greqia, në të cilat partitë nacionaliste kanë rritur shumë peshën e tyre politike. Sipas Heilbrun, këto prirje nacionaliste priren të minojnë edhe bashkëpunimin franko-gjerman që është në themel të BE-së; rrjedhimisht alternativa e vetme ndaj unionit, do të ishin shtetet nacionaliste që rivalizojnë njëri-tjetrin. Dhe ka disa shenja se nacionalistët po vihen në veprim. Sot p.sh të djathtët ekstremë në Suedi, kanë depozituar një mocion mosbesimi për kryeministrin socialdemokrat, Stefan Löfven(http://www.aa.com.tr/en/politics/450068--swedish-neo-fascist...). Më tej, “Deutsche Ëelle” publikon sot një shkrim në të cilin ngrihet problematika e sigurisë së hebrejve në Francë, tanimë si pasojë e kërcënimit islamik. Dhe duket se ka mjaft hebrej që duan të largohen(http://www.dw.de/të-rrimë-apo-të-ikim-dilema-e-hebrejve-francezë-pas-sulmit-terrorist/a-18188675). Parë në këtë vështrim, duket se një pjesë e Europës po tregohet e paduruar për të bërë sintezën e rrezikut që vjen nga jashtë, e që ka si rezultante kërcënimin islamik. Adotpimi i këtij perceptimi si mesazh politik, kërcënon bazën e sotme të BE-së, duke i hequr Perëndimit, por edhe Ballkanit, shpresën për të cilën kanë i vestuar kaq shumë.
s.z
Comments
Nqs se flasim per Evropen
<p>Nqs se flasim per Evropen nacionaliste(fashiste) tradicionale ajo eshte mike e islamit, me kushtin qe myslimanet te rrojne te lumtur ne vendet e tyre, dhe armike e Sionizmit sepse e sheh si faktorin kryesor te shkaterrimit te Evropes permes krijimit te shoqerise multiraciale nga emigracionit masiv si dhe i nxitjes se luftes mes dy qyteterimeve (Evropes dhe botes myslimane). </p>
Add new comment