Atentati i Parisit, a rrezikon sërish Europa me nacionalizmin? Mediat shkruajnë se pasojat po ndihen që tani

Postuar në 14 Janar, 2015 09:34

Ajo që ndodhi në Paris, shoqëruar me thirrjen për solidaritet, po krijon ndër të tjera probleme me natyrë politike që marrin në pyetje vetë sistemin e bashkëpunimit që ka instaluar Europa e Bashkuar. Bëhet fjalë për ringjalljen e nacionalizmit, me theks kundër emigracionit dhe kthimin e Europës europianëve. “Demonët që liderët europianë u përpoqën të frenonin pas 1945-ës, janë rikthyer. Nuk do të jetë e lehtë për t’i qetësuar”, shkruan Jacob Heilbrunn në një opinion të gjatë në “Reuters”(http://blogs.reuters.com/great-debate/2015/01/13/charlie-heb...). Vende që po dëshmojnë shenja të tilla janë Britania, Suedia, Holanda, Franca, Gjermania dhe Greqia, në të cilat partitë nacionaliste kanë rritur shumë peshën e tyre politike. Sipas Heilbrun, këto prirje nacionaliste priren të minojnë edhe bashkëpunimin franko-gjerman që është në themel të BE-së; rrjedhimisht alternativa e vetme ndaj unionit, do të ishin shtetet nacionaliste që rivalizojnë njëri-tjetrin. Dhe ka disa shenja se nacionalistët po vihen në veprim. Sot p.sh të djathtët ekstremë në Suedi, kanë depozituar një mocion mosbesimi për kryeministrin socialdemokrat, Stefan Löfven(http://www.aa.com.tr/en/politics/450068--swedish-neo-fascist...). Më tej, “Deutsche Ëelle” publikon sot një shkrim në të cilin ngrihet problematika e sigurisë së hebrejve në Francë, tanimë si pasojë e kërcënimit islamik. Dhe duket se ka mjaft hebrej që duan të largohen(http://www.dw.de/të-rrimë-apo-të-ikim-dilema-e-hebrejve-francezë-pas-sulmit-terrorist/a-18188675). Parë në këtë vështrim, duket se një pjesë e Europës po tregohet e paduruar për të bërë sintezën e rrezikut që vjen nga jashtë, e që ka si rezultante kërcënimin islamik. Adotpimi i këtij perceptimi si mesazh politik, kërcënon bazën e sotme të BE-së, duke i hequr Perëndimit, por edhe Ballkanit, shpresën për të cilën kanë i vestuar kaq shumë.
s.z

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Nqs se flasim per Evropen nacionaliste(fashiste) tradicionale &nbsp;ajo eshte mike e islamit, me kushtin qe myslimanet te rrojne te lumtur ne vendet e tyre, dhe armike e Sionizmit sepse e sheh si faktorin kryesor te shkaterrimit te Evropes permes krijimit te shoqerise multiraciale nga emigracionit masiv si dhe i nxitjes se luftes mes dy qyteterimeve (Evropes dhe botes myslimane).&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.