Riprodhimi i kopertinës së “Charlie Hebdot”, reagon LISBA në Kosovë : “Po përçahet popullata vendore”

Lëvizja Islame Bashkohu, në Kosovë, ka dalë sot me një deklaratë, sipas së cilës, disa media po provokojëpnë me botimet e kopertinës së “Charlie Hebdot”. “Me këto publikime gazetat po përçajnë popullatën vendore, prandaj ne nuk jemi të befasuar se si gazetarët që i përkasin këtij vendi po bëjnë provokime që mund të nxisin urrejtje, pasi që ne e dimë shumë mirë që shumë nga mediet në Kosovë udhëhiqen nga qarqe të ndryshme kriminale që nuk ia duan të mirën vendit tonë”, thuhet në deklaratë. Dalja e numrit të parë të revistës franceze, pas atentatit, u riprodhua si lajm nga shumë media ndërkombëtare, por nuk munguan edhe ato që e shmangën atë, meqenëse në hapje ishte sërish një karikaturë e profetit Muhamed. Duket se kjo temë dhe kjo ngjarje do të nxisë debatin për “kufijtë e lirisë”, që jodeomos duhet kuptuar se liria po negociohet.
http://koha.net/?id=27&l=40754
s.z
Add new comment