Kolumbianët e drogës: Nuk i njohim drejtuesit, por shqiptarët na premtuan pagesa të majme

Pronarët shqiptarë të drogës kanë filluar të paguajnë mirë, aq sa mund të gjejnë punëtorë nga ccdo vend i botës, deri nga Kolumbia. “Panorama” shkruan sot se shtetasit kolumbianë, të arrestuar në ambientet e laboratorit të kokainës në Xibrakë, pretenduan se kanë ardhur në Shqipëri pas premtimeve për pagesa të majme. Burime të Prokurorisë pohuan për “Panorama” se gjatë marrjes së deklarimeve paraprake dy kolumbianët janë shprehur se qëllimi i ardhjes së tyre në Shqipëri ishte puna në laboratorin e drogës. Ata kanë mohuar të kenë dijeni për drejtuesit e trafikut të drogës apo rolet e personave të tjerë të përfshirë në të. “Kemi ardhur këtu para dy muajsh për të punuar në një laborator të përpunimit të kokainës. Na kanë sjellë ca shqiptarë që nuk i njohim, që na kanë premtuar pagesa të majme”, tha njeri prej tyre…
l.v
Add new comment