Provokimi i mediave të Beogradit: Skënderbeu është nga Serbia, emrin e ka Gjeorgje Braniloviç Kastriotiç

Në vazhdën e provokimeve të vazhdueshme, mediat serbe vazhdojnë t'i hedhin benzinë zjarrit duke krijuar një debat në lidhje me origjinën e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. “Telegrafi” dhe “Kurir” shkruajnë se “Gjeorgje Braniloviç Kastriotiç është nga Serbia”. Sipas tyre, origjina e tij nuk është e diskutueshme. “Shqiptarët e kanë kuptuar se historia nuk mund të bazohet mbi heronj të vjedhur. Kështu, nën mbështetjen e plotë të shkollës perëndimore të historisë, ata tani përdorin një tjetër gënjeshtër të madhe, duke pretenduar se janë pasardhës të ilirëve në Ballkan”, theksohet në shkrim. “Historiani anglez, Edward Gibbon, në librin e tij “Historia e rënies së Perandorisë Romake”, shkruan se Kastriotiç e ka origjinën nga vëllezëria serbe Braniloviç në Zeta”, shkruajnë këto dy gazeta. “Babai i tij, Gjon Gjorgje Katriotiç është quajtur Princi i Epirit. Nëna e tij, Vojislava, është një princeshë me prejardhje serbe nga familja e Tribaldas”.
l.v
Comments
Skenderbeu eshte
<p>Skenderbeu eshte Serb.Aleksandri i madh eshte sllavo-maqedonas. Jezu Krishti eshte serbo-maqedonas.</p>
Mire e kane. Skenderbeu eshte
<p>Mire e kane. Skenderbeu eshte serb. Koha ka ardhur qe edhe ne shqiptaret ti leme hipokrizite katolike dhe te pranojme qe ishte serb.</p>
Kurre nuk kemi ditur te
<p>Kurre nuk kemi ditur te mbrojme figurat tona. Ata qe kane bere per emrin e shqiptarit. Aleksandri i Madh ishte ilir dhe jo helen. Dhe kete nuk e them une, por vete Demosteni, qe e quante Aleksandrin "barbar", - dmth jo helen. Po ashtu na ka ngjare me Pirron e Epirit. Maqedonasit sllave po perpiqen te na marrin Nene Terezen, per kenaqesine e madhe te turkoshakeve shqiptare. Dhe tani serbet po perpiqen te na uzurpojne Gjergj Kastriotin. E verteta eshte se nena e Skenderbeut, siç e pohon edhe Fan Noli, ishte sllave, por vete kastriotet ishin shqiptare me rrenje dhe me fis. U gabova kur thashe qe nuk kemi ruajtur figurat tona?! I kemi ruajtur qe çke me te! Si psh varrin e renegatit dhe armikut te Skenderbeut, Ballaban Pashes, per 500 vjet me rradhe. E keni ne Petrele. </p>
Ne shqiptaret jemi rrace
<p>Ne shqiptaret jemi rrace turke. Kot mundohemi te ndryshojme historine duke vjedhur mite serbe e italiane.</p>
Add new comment