Në rritje numri i personave që paraqiten në urgjencë për probleme që vijnë nga përdorimi i kokainës. Mes tyre, edhe politikanë “shumë të rëndësishëm”

Në “Opinion” është diskutuar sot për fabrikën e drogës, apo “misteri i Elbasanit” siç thuhej në titull. Përveç diskutimit për operacionin e fundit që çoi në pranga 8 persona, mes të cilëve 2 kolumbianë si dhe sekuestrimin e 100 kg kokainë, është folur edhe për efektet e kokainës. Dhe duhet thënë se këto efekte janë të njohura edhe për toksikologët shqiptarë, sa kohë që një prej tyre, Amarda Gashi, e ftuar në emision, ka theksuar se numri i personave që paraqiten në urgjencë si pasojë e përdorimit të kokainës, sa vjen dhe rritet. Ajo ka pranuar vërejtjen e gazetarit Artan Hoxha se në Urgjencën e Tiranës janë paraqitur edhe “politikanë shumë të rëndësishëm për t’u trajtuar”, ndonëse Hoxha ka refuzuar të bëjë publike emrat, pasi siç tha ai “pas emisionit dua të shkoj në shtëpi”.
s.z
Comments
Arben Ristani nuk eshte
<p>Arben Ristani nuk eshte politikan shume i rendesishem. Eshte drogaxhi i stazhionuar.</p>
Add new comment