Parakalimi i katër klerikëve frymëzon "Charlie Hebdo" për një karikaturë të re

Parakalimi krah për krah i 4 klerikëve shqiptarë në marshin e paqes në Paris ka zënë vend në brendësi të numrit të kësaj jave të revistës satirike franceze Charlie Hebdo.
4 klerikët shqiptarë u solidarizuan me viktimat e sulmit të 7 janarit ndaj redaksisë së kësaj reviste me mbishkrimin “Je suis Charlie – Unë jam Charlie”.
Kjo karikaturë e këndshme shoqërohet edhe me diçiturën “Miqtë e rinj”. Parakalimi i 4 klerikëve, pjesë e delegacionit shqiptar në marshin e paqes së Parisit, ku morën pjesë 1.5 milion njerëz dhe 50 liderë botërorë u duartrokit nga të pranishmit.
Karikatura është bërë pjesë e të njejtit fashikull të revistës satirike, ku në faqe të parë është vendosur sërish një karikaturë e profetit Muhamed.
http://tvklan.al/charlie-karikature-me-kleriket-shqiptare/
Titulli u ndryshua pas verejtjeve me vend te komentuesve. Ndjese per gabimin
l.m
Comments
Gabim, aty nje nga

Gabim, aty nje nga prifterinjte eshte budiste (ai ne te majte). Nuk besoj se ka lidhje me tanet.

Latë nam more njerëz! Këta

Latë nam more njerëz!

Këta janë përfaqësuesit e katër feve monoteiste!

Kemi nga e majta në të djathtë: një rabin, një peshkop katolik (ajo kapelja që ka mbi kokë quhet “mitra vescovile” në italisht), një klerik mysliman dhe një klerik ortodoks!

Pra fetë monoteiste (popujt e librit sikur thuhet në Kuran) që solidarizohen me viktimat e terrorizmit!

Ja po e marrim të mirëqënë këtë çka thoni ju; po Baba Mondin ku e kini?!

Apo është rruajtur, ka hequr xhyben edhe ka vënë kippah-un në kokë që mos të ndiheshin të përjashtuar hebrenjtë?!

Deri në këtë pikë (përtej qesharakes) shkon servilizmi juaj?

Kush e ka bere karikaturen

Kush e ka bere karikaturen ose ai qe e sheh ate dhe nuk ja ka fort haberin feve ne Shqiperi, i emerton keshtu fetaret ne te:

Ortodoksi me kamillaf djathtas, hoxha mysliman me callme ne mes, peshkopi katolik i treti si dhe edhe Judeu ne fund majtas !

(Netaniahu mori pjese ne marshim megjithese presidenti francez i kerkoi tekstuaslisht qe te mos vinte ne Paris (mbase per ceshtje sigurie, ose qe te mos dukej si manifestim proizraelit.........nuk e di) . Por flitet se ne nje video qe qarkulloi ne internet, ai madje shtyn dhe nje ministre te kabinetit francez qe t'i zere vendin ne autobuz.

Kete lajm nuk e mesojme nga shtypi perendimor, se ai ishte i zene me Erdoganin qe kritikonte Netaniahun, por nga gazeta izraelite Haretz online: http://www.haaretz.com/news/diplomacy-defense/.premium-1.636737 )

Add new comment