Numri dy i qeverisë, Stojanoviç, mohon deklaratat kundër Kosovës, i quan “momente populiste”

Stojanoviç mohon deklaratat kundër Kosovës, dhe i cilëson ato si “momente populiste” . Kur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i referohej Kosovës si “Metohi” dhe “Djep i Serbisë”, përveç ovacioneve të turmës kjo shoqërohej edhe me duartrokitje të zyrtarëve serbë që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. I rrëmbyer nga fryma nacionaliste dhe deklaratat kundër pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, nuk u përmbajt as zëvendësministri nga Lista Serbe, Branislav Stojanoviç. “Koha.net” shkruan se gjatë përurimit të shtatores së Mbretit Milutin në Graçanicë ai tha se “ky është busti i parë në territorin e Serbisë”.Por një ditë pas këtyre qëndrimeve, i dyti i ekzekutivit, e ka quajtur fatkeqësi theksin që ju vë deklaratave të serbëve. Stojanoviç, qëndrimet e shprehura të enjten i ka quajtur “momente populiste”.
l.v
Add new comment