Familja Taçi shfaqet në mjediset e klubit të Parmës. Mediat: Po kontrollon llogaritë para finalizimit të blerjes

Anika Taçi, motra e biznesmenit shqiptar të naftës Rezart Taçi është pikasur nga mediat italiane në ambientet sportive të klubit të Parmës, Collecchio, ku duket se ka mbërritur për të analizuar dokumentacionin dhe për t’u kujdesur për bilancet dhe llogaritë. “Administrimi u është besuar njerëzve të biznesmenit të naftës, që përmes të motrës po e merr në pronësi Parmën gradualisht”, shkruan La Gazzetta di Parma. Pasi të kenë analizuar llogaritë, njerëzit e Taçit pritet të japin dritën jeshile për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Parmës, gjithnjë nëse nuk ndodh ndonjë tërheqje e papritur. Mbi 66 përqind të aksioneve të Parmës u blenë nga kompania “Dastraso Holdings Ltd”, e ngritur në nëntor 2014 me drejtor Petrit Dokën, një argjendar shqiptar i lidhur ngushtë me Rezart Taçin.
a.k
Comments
Po te blesh ARMO-n dhe
<p>Po te blesh ARMO-n dhe ALBPETROL-in per nje cope buke, medoemos diku do i shpenzosh parate. Jemi mesuar me barone apo miliardere te huaj qe bejne filantropi. Miliarderet shqiptare ne nivelin e atype indoneziane apo nga Bahrejni, nuk bien aq poshte sa te merren me filantropi dhe ti kthejne shoqerise pak nga ajo qe kane marre prej saj (ne rastin e Shqiperise shume pa te drejte!). Keshtu qe do paguajme rrogat e Cassano's apo tjetrit me naften tone qe e vjedh Taci.</p>
Anika qenka shume kinge
<p>Anika qenka shume kinge --Tamam kolonjarke e bukur </p><p> </p><p>Urime Tacit per blerjen e Parmes dhe do zoti ti eci me sukses.... SE NA NDERON TE GJITHE NE SHQIPTAREVE, suksesi i tij </p>
Add new comment