Testimi i mjekëve, kundërshton presidenti i Urdhrit të Mjekëve. Abazi: “Të largohen më parë drejtuesit”

Postuar në 12 Janar, 2015 06:20

Testimi i mjekëve dhe infermierëve, paralajmëruar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, kundërshtohet nga Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazi. “Jemi kundër testimit të mjekëve. Para se të largohen mjekët duhet të largohen drejtuesit e tyre. Pasi janë drejtuesit ata që mbajnë në punë këta mjekë”, është shprehur ai në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”. Abazi shton se mjekët kanë diplomë dhe për rrjedhojë testimi i tyre është i pakuptimtë. Dhe është përvoja e 23 viteve ajo që i jep të drejtë Abazit, pasi në shëndetësi kanë dështuar politikat përpara se të verifikohen probleme të personelit.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.