Revolucionet e botës arabe, një mendim që vlerëson se mekanizmi i përdorur për destabilizim na çon te Trocki

Postuar në 12 Janar, 2015 11:37

Qëkurse morën udhë, protestat dhe rebelimet e shumta në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, kryesisht në botën islame, janë interpretuar në shumë mënyra. Një aspekt i përbashkët është ndërthurja e mesazheve politike me dispozitivin teknologjik dhe mediat sociale; në planin ideologjik, është pranuar se shumë nga këto lëvizje i dhanë fund me dhunë nacionalizmit arab, për t’i hapur rrugë radikalizmit islamik, ose Islamit Politik si në Egjipt. Një mendim tjetër sheh më shumë nga gjeopolitika e brendshme e botës islame, që ka rreshtuar dy blloqe që kërkojnë të dominojnë: monarkitë konservatore si Arabia Saudite dhe Katari nga njëra anë me Turqinë, Iranin nga ana tjetër. Ka edhe që thellohen më tutje, për të kërkuar skizmën shiit-sunit, si premisë shpjeguese të asaj që njihet si Pranvera Arabe, por që vazhdon sot në kaos total. Me interes është ideja ruse se këto revolucione u orkestruan nga Përëndimi, posaçërisht ShBA që njësoj si në Afganistan, po përdorin militantë islamikë për të ndryshuar regjimet dhe në një plan më afatgjatë, për të mbajtur në gjendje destabilizimi këto rajone, sa kohë që radikalizmi në vetvete nuk mund të krijonë legjitimitet të vërtetë. Interesi në këtë tezë, mund të shihet te arsyetimi i asaj që emërtohet si metodologjia e revolucioneve, që sipas Dr. Mateusz Piskorski, Drejtor i Qendrës Europiane për Analiza Gjeopolitike, është një metodologji e huazuar nga Leon Trocki. Revolucioni permanent, është në gjykimin e tij, teza që administratat amerikane kanë adoptuar për të shkërmoqur regjimet në këtë rajon të botës. Madje, sipas tij, shumë prej neokonëve, janë ish-trockistë amerikanë. Shembuj? Irving Kristol, Robert Kagan dhe e shoqja, Viktoria Nuland. “Trockizmi i modifikuar qëndron pas të gjitha aktiviteteve të autoriteteve amerikane në botë”, pohon Piskorski i intervistuar nga agjencia ruse “Ria Novosti” dhe që e sheh kështu trockizmin, një mënyrë veprimi në emër të koroporatave. Nga kjo pikëpamje, Trocki dhe praktikat revolucionare(subversive më saktë) po riciklohen si herezi, por tanimë në kuadër të luftës informative me ShBA-të.
http://sputniknews.com/radio_burning_point/20141102/10142153...
s.z

Comments

Submitted by Artur Duka (not verified) on

<p>Teoria e Trockisteve me lart ka nje baze racore sepse lidhet emigrimin &nbsp;e elementeve prominente te races cifute drejt SHBA qe nga vitet 1920-1930 e me tutje te shekullit te kaluar. &nbsp;Teoria eshte qe pas revolucionit komunist qe kryen ne Rusi ata e humben gradualisht kontrollin dhe interesin ne hapesiren lindore e cila u nacionalizua, autokratizua e totalitarizua, duke u zhvendosur ne SHBA ku ushtrojne ndikimin e tyre te fuqishem financiar, mediatik por dhe politik qe pas Luftes se Dyte e ketej.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.