Turqia: Boumeddiene ka qenë në Stamboll, një ditë pas sulmit në Paris shkoi në Siri

Femra më e kërkuar momentalisht në Francë, bashkëshorte e terroristit Amedy Coulibaly i cili vrau katër persona në pengmarrjen në një supermarket të Parisit, ka mbërritur në Turqi nga Madridi më 2 janar. Pra ajo nuk ka qenë e pranishme në ngjarje. Saktësimin e fundit e ka bërë ministri i jashtëm turk Çavusoglu, që ka deklaruar se Hayat Boumeddiene, më 2 janar ka qëndruar në një hotel në Stamboll dhe më 8 janar ka udhëtuar drejt Sirisë. Ky është lajmi më i fundit lidhur me fatin e vajzës që dyshohet si bashkëpunëtore e tre terroistëve që shkaktuan sulmet me 17 të vdekur e 19 të plagosur, brenda tre ditësh në Paris, dhe mbetën të vrarë gjatë sulmeve policore. Fillimisht dyshohej se 26-vjeçarja ndodhej me Coulibaly-n në momentin e sulmit.
a.k
Add new comment