"Paralele” me Shqipërinë/Protesta në Kosovë; bëhet thirrje të mos paguhet energjia elektrike, sepse është shumë e shtrenjtë

Në Kosovë po protestohet për çmimin e energjisë elektrike. Protestën e organizon Klubi Politik i Studentëve dhe përmes saj apelohet për dy çështje: së pari bëhet thirrje që të mos paguhet energjia elektrike, sepse ka çmimin më të shtrenjtë në rajon, si dhe kthimi i tarifës së lirë në orarin ditor. Së dyti kërkohet transparencë për pronarin e ri të operatorit të shpërndarjes(http://koha.net/?id=27&l=40468). Kapet menjëherë ngjashmëria e problematikës me Shqipërinë, një vend ku çmimi i energjisë pranohet me konsensus se ka ndryshuar, por nuk dihet ende nëse është rritur, apo është ulur, mesatarizuar, a normalizuar. Edhe këtu çështja e operatorit të shpërndarjes ka mungesë transparence, në kuptimin, që një palë thotë se u shtetëzua për të filluar reformën, kurse nga pala tjetër deklarohet se u bë kjo që u bë, se qeveria pagoi një alamet gjobe ndaj CEZ-it. Kush e di si është e vërteta! Pala e tretë, ata që paguajnë, vetëm këtë dinë me siguri: që paguajnë.
Në fund mund të nënvizohet një aspekt që shtrohet në nivel politik: qeveria këtë fillim viti prezantoi planin e ri të partneritetit publik-privat, duke njoftuar se do të jepen me koncesion edhe shërbime mjekësore, ndër të tjera. Përveçse bie ndesh me premtimet e fushatës, kjo e koncesioneve vjen përballë me shtetëzimin e OSHEE-së, si praktikë për arritjen e suksesit. Edhe pse ne nuk e dimë me siguri që nesër OSHEE-ja, kur të ketë mbledhur të gjitha detyrimet, mund të riprivatizohet.
s.z
Comments
Gazetari e dobet. Si nuk
<p>Gazetari e dobet. Si nuk dihet nese cmimi eshte ulur apo eshte shtrenjtuar?! Po te kesh nje makine llogaritese dhe te besh ca veprime matematikore te klasit te 8 del qarte. Per njerezit qe harxhojne nen 400 Kw cmimi eshte rritur me maksimumin 700 lek te reja per ata abonente qe harxhojne fiks 300 Kw. Per njerezit qe harxhojne mbi 450Kw cmimi ulet dhe sa me shume qe harxhon aq me shume ulet cmimi. E kuptove gazetariiiii</p>
Ne Kosove shteti rimburson ne
<p>Ne Kosove shteti rimburson ne menyre te plote 400 kw per familjet e varfra. Ne Shqiperi shteti te rimburson 650 leke po shpenzove 300 kw. Ja standarti i Shqiperise! Te mos harrojme qe Kosova prodhon energji nga qymyri. Persa i perket rritjes apo jo te çmimit, ka te drejte komentuesi Klodian.</p>
Add new comment