Bollano largohet, në krye të OMONIA-s zgjidhet Leonidha Papa, inxhinier

Postuar në 12 Janar, 2015 11:17

Duket se kreu i PBDNJ ka shtrirë ndikimin e tij edhe mbi organizatën OMONIA. Me 190 vota kundrejt 170 të rivalit, Leonidha Papa është zgjedhur dje kryetari i ri i OMONIA-s. Papa fitoi në balotazh kundrejt Vasil Kajos. Procesi i votimit, i cili nisi nga ora 10:00 dhe zgjati për 8 orë, është ndjekur edhe nga konsulli i Greqisë në Gjirokastër, Nikolla Kotrokoi. Papa, që cilësohet si krahu i djathtë i Vangjel Dules së PBDNJ-së, është me profesion inxhinier, ka studiuar në Greqi dhe është i biri i priftit të kishës ortodokse në Sarandë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.