Spitalet private në Shqipëri shtojnë të ardhurat, por biznesi është ende me humbje!

Postuar në 11 Janar, 2015 04:31

Në Shqipëri duket se tregu i spitaleve private, numri i të cilëve tashmë ka arritur 9, po funksionon fuqimisht dhe gjithnjë e më tepër. Ato po “tërheqin” pacientët e dikurshëm të spitaleve publike apo edhe ata që udhëtonin jashtë për të marrë atë shërbim, të cilin e marrin këtu, prej disa viteve.  Megjithatë, përpos promovimit të kujdesit shëndetësor dhe çështjeve humane, spitalet private mbeten “biznes” në shoqëri.

Revista “Monitor” ka analizuar të dhënat financiar të spitaleve private në Shqipëri, nga ku del se spitalet private, edhe pse kanë rritur të ardhurat, mbeten me humbje të mëdha. Disa prej tyre kanë pasur dhe probleme me përmbaruesit, për shkak të moskthimit të kredive të marra nga banka, apo mospërmbushjes së detyrimeve të tjera, sipas një vështrimi të ekstrakteve të tyre në QKR.

Për më shumë: http://www.monitor.al/spitalet-private-biznesi-ende-me-humbje/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.