Misioni vazhdon. Stafi i Charlie Hebdo zhvendoset në zyrat e gazetës “Liberation”

Gazetarët e mbijetuar të revistës satirike Charlie Hebdo do ta vazhdojnë misionin e tyre në zyrat e gazetës Liberation, e cila ka hapur dyert për stafin e revistës satirike. Solideriteti që kanë treguar kolegët e gazetës Liberation ka qenë jo pak emocionues për drejtuesit e revistës që kanë nisur përgatitjen e numrit të radhës. Në një shënim elektronik të gazetës Liberation përshkruhen orët e para të punës në këtë redaksi të stafit të Charlie Hebdo.
“Mbledhja e redaksisë mbajti për më shumë se 3 orë. Gazetarët dhe karikaturistët diskutuan mbi temat që do të trajtohen në numrin e radhës, kohën kur ato duhen dorëzuar, për vitkimat dhe dedikimet që do të shkruajnë për kolegët e tyre. Në tryezën e rrumbullakët ku janë vendosur kompjuterët e marrë borxh nga gazeta Le Monde janë ulur Willem, Luz, Coco, Babouse, Sigolène Vinson, Antonio Fischetti, Zineb El Rhazoui και Laurent Lége dhe të tjerë gazetarë me sy të përlotur që përbëjnë stafin e ri prej 25 vetash të Charlie Hebdo ”
Numri i radhës që pritet të botohet të mërkurën do të ketë një tirazh prej 1 milion kopjesh, 20 herë më shumë se tirazhi që dilte në treg para atentatit.
l.m
Add new comment