Papa Françesku në intervistë për “La Stampa”: “Kujdesi ndaj të varfërve nuk është komunizëm. Ka nevojë për etikë në ekonomi ”

Postuar në 11 Janar, 2015 03:11

Fjalët e tij për “varfërinë” dhe “drejtësinë sociale”, thirrjet e vazhdueshme për vëmendje ndaj nevojtarëve, kanë bërë që ai jo pak herë të kritikohet e të tërheqë rreth vetes etiketime si “marksist” apo “komunist”. Për të dëshmuar se si i përjeton këto dhe pse tema e varfërisë është tematika kryesore e mesazheve të tij, Papa Françesku ka folur në një intervistë ekskluzive për “vatikanistin” e të përditshmes italiane “La Stampa”.  Duke i përgjigjur etiketimeve që i janë bërë, Papa shprehet se “të kesh kujdes për atë që është i varfër nuk është komunizëm por është Ungjill”. Gazetari i “La Stampa-s” e pyet Papën nëse “kapitalizmi në mënyrën sesi po e jetojmë vitet e fundit, është një sistem i pakthyeshëm?”.

”Nuk di si t’i përgjigjem kësaj pyetje. Pranoj që globalizimi ka ndihmuar mjaft njerëz që të dalin nga varfëria por njëkohësisht ka dënuar disa të tjerë të vdesin urie. Është e vërtetë që në përgjithësi është rritur pasuria botërore por nga ana tjetër është shtuar pabarazia dhe kanë dalë varfëri të reja. Ajo që dua të vë në dukje është se ky sistem mbahet me kulturën e “flakjes” për të cilën kam folur disa herë.  Në qendër të sistemit nuk është më njeriu por paraja. Paraja është kthyer në idhull, ndërsa burrat e gratë janë kthyer thjeshtë në instrumente për një sistem social e ekonomik të dominuar nga c’ekuilibra të thellë. Dhe kështu “flaket” ai që nuk i shërben kësaj logjike: është ky qëndrim që prek fëmijët dhe të moshuarit dhe që tani po godet edhe të rinjtë. Më ka bërë përshtypje kur kam mësuar se në vendet e zhvilluara janë miliona të rinj nën moshën 25 vjeç që nuk kanë punë. I kam cilësuar të rinjtë “as-as”, sepse as nuk studiojnë e as nuk punojnë. Nuk studiojnë sepse nuk kanë mundësi ta bëjnë dhe nuk punojnë sepse u mungon puna…Duhet të ndërtojmë një shoqëri ku njeriu dhe të mirat e tij, dhe jo paratë, të jenë në qendër”shprehet Papa.

Ndërsa thekson nevojën e etikës në ekonomi dhe në politikë, Papa jep detaje rreth takimeve me liderët botërorë dhe asaj se çfarë ata i kanë kërkuar atij.

Intervista e plotë(në italisht): http://www.lastampa.it/2015/01/11/italia/cronache/avere-cura-di-chi-povero-non-comunismo-vangelo-lasvmlIioCWdmI0mYz192J/pagina.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.