Kabineti Qeveritar i Kosovës mbiquhet “kabineti kinez”, i dyti në rajon me 23 anëtarë

“Koha Ditore” shkruan se kabineti Qeveritar i Kosovës ka gjithsej 23 anëtarë. Shkaku i këtij numri të madh, jo pak analistë dhe oponentë politikë të partive në pushtet ironizojnë me të, duke e quajtur kabinet “kinez” – shprehje kjo që asocion mbipopullimin. Në rajon vetëm shteti maqedonas me 26 anëtarë ia kalon për nga numri Kabinetit Mustafa. Kabineti Qeveritar i Malit të Zi ka 22 anëtarë, ai i Shqipërisë 21 anëtarë, i Serbisë 19 anëtarë, ndërsa i Bosnjë-Hercegovinës 17 anëtarë. Kosova është diku një mijë herë më e vogël se Kina, dhe popujt e të dyja vendeve nuk i takojnë as së njëjtë racës, anë edhe formë qeverisëse të ndryshme, por kroatët kanë parë një ngjashmëri, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas saj kryetari i Zagrebit, Milan Bandiç, nuk ka hezituar t’ia thoshte haptazi, një delegacioni kosovar që e kishte pritur në zyrën e tij gjatë verës së 2012-s. I ishte referuar numrit të madh të përbërjes së delegacionit, për të cilin kishte organizuar pritje. “Hajdeni, por kështu vetëm delegacionet kineze vijnë…”, u kishte thënë Bandiç.
l.v
Add new comment