Ja kush janë dy porositësit e atentatit ndaj mikut të Emiljano Shullazit. Policia jep dy emrat

Postuar në 10 Janar, 2015 15:53

Policia e Tiranës thotë se ka vënë në pranga organizatorët dhe porositësit e atentatit ndaj Pajtim Serjanit mbrëmjen e së hënës në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet. Ata janë Aurel Hoxhallari 38 vjeç dhe Amarildo Hoxhallari 25 vjeç, të cilët thuhet se janë arrestuar në zonën e Yzberishtit. Dy kushërinjtë Hoxhallari, lindur e banues në Tiranë dyshohet se kishin  pajtuar Artur Bazen për të vrarë Pajtim Serjanin, mikun e Emiljano Shullazit. Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për motivet e atentatit ku mbeti i vdekur Artur Baze dhe ku u plagosën Pajtim Serjani dhe agjenti i policisë Roland Meta. Nuk dihet nëse të njëjtët persona janë edhe porositësit e atentatit ndaj Emiljano Shullazit në Qafë Kashar. Policia nuk ka dhënë detaje as për aktivitetin e dy të arrestuave, por mësohet se ata janë persona me precedent penalë.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.