Kjo është 26 vjeçarja që akuzohet si ndërlidhëse e akteve terroriste në Francë

Postuar në 10 Janar, 2015 13:58

Hetimet mbi sulmin terrorist në revistën satirike Charli Hebdo dhe aktet që pasuan më pas deri në pengmarrjen e përgjakshme në supermarketin në Monpelje vërtetojnë se të gjithë autorët e këtyre masakrave kanë lidhje me njëri-tietrin dhe funksiononin si një celulë terroriste në Francë.

Kërkimet janë përqëndruar në gjetjen dhe arrestimin e 26-vjeçares Hayat Boumeddiene, e cila u mendua se ishte krah bashkëshortit të saj Amedy Coulibaly në pengmarrjen me 4 të vrarë në supermarket.

Por BBC, duke iu referuar burimeve të gazetës Le Mond thotë se Hayat Boumeddiene ishte larguar prej kohësh nga Franca, duke fluturuar përmes Spanjës e Turqisë ndodhet në Siri.

Hetimet e tabulateve telefonike kanë nxjerrë se 26-vjeçarja kishte folur në telefon mbi 500 herë gjatë vitit 2014 me gruan e Cherif Kouachi, një prej autorëve të masakrës në revistën Charli Hebdo.

Hayat Boumeddiene konsiderohet si mjaft e rrezikshme. CNN ka publikuar disa foto të saj, por nuk e konfirmon autenticitetin e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.