Rrjeti energjetik është i viteve 1960-70’. Standardizimi kërkon kohë, me qirinj edhe për disa vite

Postuar në 10 Janar, 2015 14:32

Arsyeja që shumë zona të vendit mbetën pa energji elektrike gjatë festave të fundvitit, por edhe në ditët e ftohta të Janarit është se rrjeti nuk e përballon dot ngarkesën, pasi është i amortizuar. Të paktën kjo është pohuar zyrtarisht nga qeveria, e cila është vënë në qendër të kritikave nga opozita për kufizime të energjisë elektrike.

Teksa inspektoi punimet për riparimin e defektit në nënstacionin 1 në Vlorë, ku si pasojë e djegies së transformatorit shumë fshatra dhe një pjesë e qytetit mbetën për ditë të tëra pa energji elektrike, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri tha se në sistemin energjetik nuk është investuar prej gati 50 vitesh, ndaj dhe standartizimi do kërkojë shumë investime të shtrira të paktën në disa vite.

“Publiku duhet ta kuptojë se nuk ka patur asnjëherë racionime të energjisë, gjithçka ka ardhur për shkak të defekteve dhe kushtet e një moti të vështirë, gati te acarte. Sistemi ka mungesë investimesh prej vitesh. Ja psh. ky transformator që u dogj eshte i viteve 70’ dhe pajisjet që e lidhin janë të viteve 60’, që do të thotë se pjesa më e madhe e sistemit është e kësaj moshe dhe  se ka nevojë për investime intensive. E rëndësishme është që rritja e arkëtimeve, përmirësimi i performancës ekonomike të kompanisë do të garantojnë në terma afatgjatë një furnizim më të mirë me energji elektrike dhe bashkë me programin e Bankës Botërore dhe investimet që të tjera që ne do të kryejmë në rrjetin energjetik do të bëjnë që Shqipëria në krye të disa viteve të ketë një system me standarde të pranuara, në mënyrë që të mos kemi më ndërprerje sa herë ka stinë të ftohta.”

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.