2 mijë forca policore dhe 1350 forca ushtarake të angazhuara për sigurinë e liderëve që marshojnë sot në Paris

Postuar në 11 Janar, 2015 02:17

Liderët botërorë mblidhen sot në Paris në një marshim masiv në kryeqytetin francez për të dëshmuar unitet pas tre ditëve të terrorit ku 17 persona humbën jetën. Në këtë marshim pritet të marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, ai italian Matteo Renzi etj. Për këtë marshim, nga Shqipëria do të jenë kryeministri Edi Rama dhe një grup gazetarësh. BBC raporton se 2,000 forca policore dhe 1,350 forca ushtarake janë shpërndarë nëpër Paris, për të garantuar sigurinë e marshuesve.

http://www.bbc.com/news/world-europe-30765824

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.