Shqiptari rekordmen i vijave të bardha. Vijëzon 1 km rrugë për 4 minuta në Itali, shndërrohet brenda ditës idhull i web

Postuar në 09 Janar, 2015 13:02

Për ta thyer paksa ngarkesën e ngjarjeve të sotme, lajmi në fjalë ka bërë xhiron në rrjetet sociale italiane. Kjo ishte edhe arsyeja pse Corriere.it i ka kushtuar një kënd të veçantë. Videoja e një shqiptari, punonjës i një firme për mirëmbajtjen e rrugëve në Itali ka marrë bum klikimesh në rrjetet sociale, për shpejtësinë dhe për saktësinë me të cilin ai arrin që të vijëzojë rrugët. 38-vjeçari shqiptar, Indrit Mema tregon se filmimi nisi si një shaka nga kolegu i tij. Por ka qenë pikërisht kjo video që e ka shndërruar atë në një idhull. Videoja e filmuar në rrugët e qytetit verior të Italisë, Sondrio është publikuar fillimisht në faqen e “Facebook” të një kompanie amerikane ndërtimesh dhe menjëherë ka arritur një numër të madh pëlqimesh dhe shpërndarjesh. “Ky sukses në web më ka çuditur”- thotë Indrit Mema, duke shtuar se: “Adhuroj të punoj me përkushtim. Kur bëj vijëzimet e bardha ndjehem njësoj si atëherë kur isha fëmijë dhe luaja me Go Kart. Videoja është regjistruar mëngjesin e 13 qershorit që shkoi në 07:00 të mëngjesit. Më mbeteshin vetëm pak minuta në dispozicion për të përfunduar vijëzimet, - thotë Mema, - dhe atëherë provova që përmes punës të arrija objektivin tim. Një sukses i lindur nga një lojë”. Kontrata për rehabilitimin e shenjave të rrugës i ishte besuar Indritit të Komunës Sondrio. “Një shembull efikas, efektiv dhe me kosto të menaxhimit”, thotë komisioneri për punët publike Michele Iannotti.

 

l.v

 

http://milano.corriere.it/notizie/cronaca/15_gennaio_09/sondro-mago-segnaletica-strisce-pedonali-isolo-web-e95135f6-97e3-11e4-bb9d-b2ffcea2bbd2.shtml

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.