Sri Lanka, Maithripala Sirisena zgjidhet president. Ish-Ministri i Shëndetësisë ka mundur presidentin në ikje, Mahinda Rajapaksa

Postuar në 09 Janar, 2015 15:38

Presidenti në ikje i Sri Lanka-s, Mahinda Rajapaksa ka pranuar se është mundur në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të enjten. Pasuesi i tij do të jetë ish-Ministri i Shëndetësisë Maithripala Sirisena. Zëdhënësi i presidencës ka deklaruar se Rajapksa e pranoi votën e popullit dhe e la rezidencën zyrtare në Temple Trees. Protagonisti i sfidës zgjedhore Mahinda Rajapaksa (69 vjeç) ishte zgjedhur dy herë president, në kërkim të një mandati të tretë gjashtëvjeçar, ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Maithripala Sirisena (63 vjeç), kish mbledhur përreth kandidaturës si përfaqësues të opozitës së Partisë Kombëtare të Bashkuar edhe një grup të madh ish-deputetësh qeveritarë të “Aleanca për Liri e Popullit të Bashkuar”. Sri Lanka votoi në zgjedhje të parakohshme presidenciale, në një klimë të paparë të dhunës dhe kërcënimit, sipas analistëve vendorë, me paralajmërimet e diplomacisë ndërkombëtare si dhe lëvizjet humanitare në prag të vizitës së ardhshme të Papa Françeskut, i cili do të mbërrijë në Kolombo më 13 janar.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/asia/2015/01/09/sri-lanka-maithripala-sirisena-eletto-presidente_f0579c6f-3d0d-45ab-a0c6-9086bf400df9.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.