Ish ministri Petrit Vasili flet për video-skandalin në QSUT: Prokuroria shqiptare duhet t’i shkojë ngjarjes deri në fund, pa keqardhje

Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i ftuar në studion e “News24” me gazetaren Ola Bruko, lidhur me video-skandalin në QSUT, tha se prokuroria duhet të tregohet e rreptë me rastin dhe të mos ndiejë keqardhje. Sipas tij kjo ngjarje nuk trondit sistemin e shëndetësisë. “Video-skandali është një ngjarje që trondit emocionalisht opinionin. Para se të flas për tronditjen e sistemit, duhet analizuar ngjarja dhe mënyra se si duhet bërë më mirë për sistemin. Prokuroria shqiptare duhet ti shkojë ngjarjes deri në fund, pa keqardhje, me rreptësinë e duhur. Pjesën që i takon shëndetësisë, të analizohet se si duhet të funksionojë më mirë, të ketë më shumë siguri etj. Është një moment, ku secili ka mundësi të nxjerrë mësime. Sistemi është një koncept më i gjerë, është pretendim i madh të thuash tronditet sistemi për një çështje të tillë”, tha Vasili.
l.v
Add new comment