Nazarko: Gazetarët paragjykohen si njerëz me potencial të kufizuar intelektual, ata që po shkruajnë libra historikë tregojnë të kundërtën

Postuar në 09 Janar, 2015 06:24

Një opinion të tijin, “Gazetarët si historianët,  dobi apo dëm”, botuar në “Panorama”, analisti Mentor Nazarko e mbështet në atë që ai e quan “përfshirja e Blendi Fevziut, autorit të librit mbi Mbretin Zog në një replikë me kolegun Mustafa Nano”. Nazarko ngre pyetjen se çfarë cilësie kanë botimet e librave historikë, esetë shkruar prej gazetarëve apo komentatorëve më të rëndësishëm të vendit dhe sa ndikon në suksesin e tyre komercial mënyra e promovimit të këtyre librave? Sipas përgjigjes që jep po prej tij ai thotë se “vendosja e kësaj kapele është më së pari zhbërje e atyre paragjykimeve shpeshherë të drejta të opinionit publik për kategorinë e gazetarëve që popullojnë hapësirat mediatike në pozita të privilegjuara, si njerëz me potencial të kufizuar intelektual etj., etj”. Po sipas Nazarkos angazhimi i dy gazetarëve autoritarë në këtë lëmë, krahas televizionit ku gëzojnë popullaritet të madh, është absolutisht një premisë e rëndësishme për sukses komercial, por s’është e vetmja siç e argumenton korrektësisht Fevziu në replikën e vet. Duke ngritur pyetjen e dytë nëse kishte diçka të tepruar te promovimi i Fevziut, Nazarko jep edhe këtë opinion të tij: “Ekzagjerimi nëse ekzistonte, s’vinte prej Fevziut, por prej numrit të madh të pjesëmarrësve, nivelit të lartë politik të tyre, apo mediave që zgjodhën t’i jepnin atë mbulim intensiv për arsye të ndryshme. Këtu Fevziu ka përfituar, por ka përfituar dhe tregu i librit, dhe si pasojë dhe ofrimi për publikun i një alternative të re të shikimit të historisë dhe figurave të saj”.

 

l.v

 

http://www.panorama.com.al/2015/01/09/gazetaret-si-historiane-dobi-apo-dem/

Comments

Submitted by mentar (not verified) on

<p>nuk e dija qe mentori paska filluar bojaxhi qe i fut furce atyre qe e ftojne ne emision</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.