"Der Spiegel”: Mario Draghi dhe BQE kanë dështuar. Diskutohet ideja e shpërndarjes së një shume parash për çdo qytetar të Eurozonës

Postuar në 07 Janar, 2015 07:02

Mario Draghi ka dështuar në luftën kundër deflacionit në Eurozonë pavarësisht se ka përdorur të gjitha mënyrat tradicionale financiare. Kështu shkruhet në një shkrim të “Der Spiegel” në të cilin shtrohet pyetja nëse tani ideja e “dhurimit” të parave për çdo qytetar të Eurozonës do të shërbente si zgjidhje ose jo. “Helicopter money”, ose ndihma nga “lart” është një ide e hedhur më herët, e sipas së cilës Banka Qendrore Europiane do të duhet t’i japë çdo qytetari të Eurozonës deri në 3000 euro. Kjo supozohet se do të shtojë konsumin, do të nxisë qarkullimin dhe do të gjallërojë bizneset. Ka madje që mendojnë se duhet të ofrohen deri në 10000 euro, në çdo rast me idenë se injektimi i parave do të duhet të shkojë aty ku nuk duket se arrin ndonjëherë: të qytetari, pra tregu. Skema e financimit të insitucioneve bankate që mandej do të duhet të jepnin kredi, dështoi, pasi shumë firma ishin tashmë në borxh. Ideja në fjalë ka hasur kundërshtime të mëdha, sidomos në Gjermani, pasi ajo nuk lejon parashikimin e asaj që ndodh më tej qetësimit fillestar të situatës.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.