Itali, 34 vjet proces gjyësor për të arkëtuar lekët e fituar në skedinë në vitin 1981

“Corriere della Sera” ka publikuar sot një histori që mund të na vijë e ngjashme shumë me atë që dëgjojmë të ndodhë jo rrallë edhe në Shqipëri. Martino Scialpi, një qytetar nga Bari fiton 1 miliardë lireta në vitin 1981 duke luajtur me vetëm 500 lireta në skedinat e Totocalcios. Duke menduar se u bë i pasur, në fakt ai thjesht sa ka përjetuar një odise gjyqësore që zgjat 34 vjet dhe që i ka kushtuar atij 400 mijë euro. Absurdi i këtij rasti italian vazhdon edhe më tej, pasi ndonëse gjykata në vitin 2012 urdhëroi pagimin e tij me shifrën e gati 2.6 mln euro, proceset vazhdojnë akoma. Madje Scialpi u akuzua në vitin 1987 për mashtrim, pasi u pretendia se bileta me atë nr. serial nuk ishte shitur ndonjëherë në Bari. Pretendim që çoi më tej në akuzën për mashtrim dhe falsifikim zyrtarë të Coni, entit sportiv përgjegjës. Një rast tipik i zvarritjes së drejtësisë dhe mohimit të së drejtës që ngjan si dy pika uji me proceset në Shqipëri.
http://roma.corriere.it/notizie/cronaca/15_gennaio_06/disocc...
s.z
Add new comment