PËRSIATJE/ Destinacionet e transformuara të Tiranës

nga Leonard Veizi
Kur u dha lajmi se Ministria e Kulturës u bë me zyra të reja, u gëzova pa masë, përveç faktit që nga qendra, institucioni në fjalë u zhvendos në periferi, apo thënë ndryshe, nga një godinë e arkitekturës italiane shkoi pranë një ndërtese të stilit sovjetik. Çuditërisht një gjë e tillë ndodhi dhe pak më poshtë, me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila gjithashtu u vendos me zyra në territorin e ish-Akademisë Ushtarake. Ndërkohë, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore ishte kthyer në selinë e Partisë Demokratike.
Ky mund të jetë një trend. Asgjë të keqe nuk ka.
Duke menduar këto, dhe ca të tjera, bëra një bilanc të vogël me vete dhe më rezultoi se në 25 vitet e fundit Ministria e Kulturës e kishte ndërruar katër herë vendndodhjen e saj; nga Rruga e Durrësit ku ishte bashkë me Ministrinë e Arsimit, në një fragment të katit të fundit të ish-Komitetit Qendror, te godina e ish-Lidhjes së Shkrimtarëve për të shkuar së fundi në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re”. Bo, bo, sa shumë “ish”-e.
Parë në këtë mënyrë, duket se Tirana vazhdimisht përjeton një sindromë të çuditshme, atë të ndryshimit të emërtimeve, të vendeve, por sidomos të destinacionit të godinave, që në njëfarë mënyre kanë qenë pika referimi pikante e që përbënin njëkohësisht edhe një formë adresari për “tironsit e vjetër” dhe jabanxhinjtë.
E të themi se tanimë kemi një kaos të rregulluar në kryeqytet. Mund të mos jetë ndonjë vlerësim për t’u marrë në konsideratë, por gjithsesi të bëjmë një panoramikë gjysmake të asaj çka ka ndodhur në vite.
Kjo ide, për herë të parë më lindi prej çastit kur një koleg i ardhur vonë në Tiranë më dha mua të lindurit në Tiranë, një koordinatë krejt të pazakontë për kujtesën time, emrin modern të një lokali demode të cilin nuk e dija nga binte. E për ta vënë me “shpatulla për muri” i thashë se do t’i jepja një darkë shembullore nëse më çonte te restorant “Donika”. Ky restorant nuk ekziston prej më shumë se 30 vitesh. As restorant “Durrësi” që më erdhi në mend në ato çaste. Madje as Hotel “Vjosa” me tavernën e famshme që deheshe nga avujt e alkoolit sapo futeshe brenda. Shpëtova nga basti. Bëmë dhe pak humor inatçor me njëri-tjetrin dhe e lamë me kaq.
E bëra këtë parantezë të shkurtër për nostalgjikët, e për të treguar se Tirana nuk është më ajo që ka qenë, jo nga ndërtimet e vrullshme, por dhe nga tjetërsimi i emërtimeve, të cilat kanë rënë njëra pas tjetrës.
Unë jam rritur pranë vendit që për t’i orientuar u thosha atyre që më pyesnin se banoja prapa “Hotel Pezës”, apo pranë Kinema “17 Nëntori”. Tanimë kinemaja nuk ekziston. Hotel “Peza” është kthyer në qendër biznesi. Natyrisht nuk po marr përsipër të shtyhem tutje në kohë sepse nuk do të më duhej një studim i tërë. “Varri i Bamit” apo “Zogu i Zi”, gjithësi i kanë mbijetuar rrymave që kanë sjellë vazhdimisht ndryshim. Por të vazhdojmë me këto që na bien ndërmend shpejt e shpejt. Për më tej, çdo ditë më duhej të merrja rrugën për në shkollë nga bulevardi “Stalin” e të kaloja para hotel “Tiranës”. Mirëpo hotel “Tirana” një ditë u kthye në Hotel “Arbëria” pasi emri iu dha ngrehinës më të lartë që u ndërtua në kryeqytetin të viteve ‘80, pesëmbëdhjetëkatëshit. Pavarësisht se më pas edhe bulevardi “Stalin” u kthye në “Zogu i Parë”, pasi segmenti që mbante këtë emër dikur ishte zëvendësuar me “Dëshmorët e Kombit”. Ndërkohë edhe hotel “Arbëria”, pikë referimi sidomos për të zbriturit nga stacioni i trenit, ndërroi destinacion për t’u kthyer në Ministri të Drejtësisë. Por për ironi të fatit dhe stacioni i trenit e ka humbur territorin për t’u kthyer në “ish”.
Ndërtesa hijerëndë e ish-Komitetit Qendror e projektuar nga italianët si Pallati i Rinisë Fashiste, por e përfunduar nga rusët u kthye në Kryesi të Kuvendit dhe ca “satelitë” të tjerë që gjetën mjedise po aty, si Gjykata Kushtetuese e KLSH. Pallati i Fashos, të cilën dhe pushtimi gjerman e ktheu në komandaturën naziste, pas çlirimit më së shumti u njoh si korpusi qendror i Universitetit e tanimë thjesht si Universiteti Politeknik.
Një pikë tjetër referimi e Tiranës ishte dhe hotel “Arbana” që një ditë u kthye në zyra për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Hotel “Dajti” tani për tani është një gërmadhë pa emër. Hotel-restorant “Vollga”, për shumë vite u njoh dhe me emrin “Drini”, ndërsa tanimë është një godinë pa identitet. Në të gjithë rrugën e Durrësit pika më e njohur e referimit ishte “Ambasada Jugosllave”, godina e së cilës gjithashtu nuk ka të njëjtin funksion. Por metamorfozë të çuditshme pati dhe ish-Shtëpia e Ushtarakëve që më pas u kthye në Lindjen e Shkrimtarëve e në Ministri Kulture. Tanimë godina e ndërtuar nga italianët pret të marrë një emërtim të ri.
Dhe po e lë me kaq, pasi kështu mund të vazhdojmë pa mbarim. Veç sot në Tiranë më i sigurt je të marrësh një hartë, sepse po të referosh si pikëtakimi uzinën “Enver”, aty do të gjesh zyrat e Bashkisë.
Leonard Veizi
Comments
Ja nje teme qe te ngjall

Ja nje teme qe te ngjall nostalgji per te kaluaren e Tiranes,ndonese per ne qe jetojme si emigrante ne vende te tjera edhe per vete Tiranen:pavaresisht se c'ka qene e c'eshte bere na merr malli e kemi nje nostalgji te vecante.Te falenderojme zotin Leonard Veizi qe e ngriti kete problem se ka rrezik qe Tirana t'i humbe fare,perfundimisht ,"vendet e shenuara"(qe te huaj i quajne "Land marks" dhe kur keto shenja jane godina vlera e tyre eshte bere marramendese!).Rendja pas "modernizimit" te qytetit ka rrezik te na leje pa sheshin madheshtor "Skenderbej",sepse ashtu si e kane nisur do t'a humbim edhe ate sic humbem pazarin historik te Tiranes kur ruset vune "betonin e pare" ne mes te atij sheshi per te ndertuar ate pallat "Kulture" qe s'eshte rrefyes i kultures shqiptare,por as edhe i asaj europiane!Leonardit do t'i sillja ndermend disa ndryshime te tjera lidhur me ndertesat e disa ish institucioneve dhe ambienteve kulturoro: sportive: ku jane shperngulur Pallati "Ali Kelmendi" i Bashkimeve Profesionale, Pallati i Pioniereve,Kinema "Partizani",Kinema "Republika",Parku i lojrave me dore ne Rrugen e Elbasanit.Parku i famshem i lojrave me dore i "Xha Tomit",etj. Kulmi qe kam pare nder keto ndryshime te institucioneve ne ndertesat e vjetra,eshte ndertesa e vjeter e Radio Tiranes,se pares radio shqiptare,qe eshte katandisur ne germalle te vertete,por qe per cudi ne te tani jane vendosur,ne mos gabohem, zyrat e Drejtorise se Mirembajtjes se Monumenteve te Kultures.Tek kjo godine e fundit,pra ish Radio Tirana,qe per mua ka hyre ne histori jo vetem nga lufta per clirimin e Tiranes dhe filmi perkates mbi kete insitucion pas asaj dite te clirimnit te kryeqytetit,por edhe per faktin se eshte instutioni i pare kulturor ku kam shkelur qe ne femijeri e rini me emisionet per femijte e rinine dhe me vone vendi i pare i punes ku jam emruar menjehere pas pefundimit te provimeve te shtetit dhe mbarimit te studimeve te larta ne Universitetin Shtetror te Tiranes.

Hotel Peza eshte nje godin

Hotel Peza eshte nje godin relativisht e re.Çfar kish me pare aty?

Tirana! Kush ja kane vene

Tirana! Kush ja kane vene emrin qe ka? Ata qe pretendojne se jane tironca me rrenje e me dege dhe qe i thone Tirona, nuk besoj se ja kane vendosur emrin, pasi po ta kishin bere ata, do t'ja kishin vene emrin TIRONA. Pra i bie qe emrin TIRANA, t'a kene vene beratasit.

Ose mund te qendroje varianti se, emrin TIRANA, ja kane vendosur tiranasit e vjeter, qytetit te tyre, dhe ne kete menyre i bie, qe ata qe ja degraduan emrin ne TIRONA, nuk jane tiranasit, por ardhanaket, qe sot e quajne veten tironca.

Edhe kjo eshte nje ceshtje qe kerkon vemendje. Zoti Besnik Dizdari ne nje shkrim te tij te para nje muaji, mbron variantin e dyte. Vendalinjte e vjeter ja vune qytetit te tyre emrin TIRANE dhe veten e tyre e quajten tiranas. Jabanxhinjte e shumte ja kthyen ne Tirone dhe veten e tyre e quajten tironca. Pra sipas Dizdarit, tiranasit jane vendalinj dhe tironcit jane jabanxhinjte e ketij qyteti.

Per besë, logjikë e hekurt,

Per besë, logjikë e hekurt, s'e luan topi, pak si ajo puna"arsyeja e mosarsyes sime, qe i bëhet arsyes sime" e atij Don Qishotit...

Alamet shkrimi. Per ne qe e
Alamet shkrimi. Per ne qe e njohim Tironen te pakten. Ndersa ky Torollaku i Rilindjes me mire te mesoje te shkruaje shqip para se te beje komente.
Or Indipendent, po ti c'pate?

Or Indipendent, po ti c'pate? E para, Komenti im nuk i referohet shkrimit, por eshte pergjigje ndaj komentit te ILIREVE. E dyta, shqipes time ti i merr te keqen, kurse per vehte mundohu te kuptosh si funksionojne komentet, perpara se te shkruash komente. Hajt lal....

Add new comment