Turizmi “largohet” nga Gjermeni dhe shkon tek ministria e Ahmetajt. Vendimi, mbledhjen e ardhshme të qeverisë

Sektori i Turizmit ndërron varësi dikasteriale. Kjo fushë këtej e tutje do të mbulohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, që drejtohet nga Arben Ahmetaj. Siç raporton “Panorama”, kjo çështje është diskutuar gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë më 29 dhjetor, ndërsa vendimi për kalimin e këtij sektori, ministrisë që drejtohet nga Ahmetaj, pritet që të merret në mbledhjen e ardhshme të qeverisë. Kështu, ministria që drejtohet nga Eglantina Gjermeni do të ketë prioritet vetëm legalizimin e ndërtimeve pa leje, planifikimin e zhvillimit urban dhe strehimin për shtresat në nevojë, nëpërmjet banesave sociale.
a.k
Add new comment