ILDKP kallëzon 11 zyrtarë për mosdeklarim pasurie, njëri syresh punonjës i vetë Inspektoratit

Pasurinë mund të harrojnë ta deklarojnë edhe ata që janë ngarkuar për verifikimin e pasurisë së zyrtarëve të tjerë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë kallëzim ditën e sotme për 11 zyrtarë të administratës shtetërore, nën akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë”, njëri syresh, punonjës i ILDKP-së. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Inspektorati që thekson se ndaj zyrtarëve krahas kallëzimit penal në prokurori, janë marrë edhe masa administrative. Më poshtë personat e kallëzuar nga ana e ILDKP-së:
Margret Plloçi, për funksionin Inspektor i Lartë, ILDKPKI
Jetnor Gjoka, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve
Jonida Spahija, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave
Manushaqe Kromollari, për funksionin Përgjegjës Operacionesh, Drejtoria Përgjithshme e Doganave
Ylljon Hasanaj, për funksionin Drejtor, Drejtoria e Trajtimit të Studentëve, Shkodër
Ritvan Hebaj, për funksionin Drejtor, Bordi i Kullimit, Shkodër
Fatmir Qeleposhi, për funksionin Oficer Ndërlidhës, Ministria e Mbrojtjes
Marion Hasanaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve
Nestor Ruço, për funksionin Doganier, Drejtoria Përgjithshme e Doganave
Arben Lekaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Përgjithshme e Tatimeve
Adem Halilaj, për funksionin Drejtor, Ministria e Mbrojtjes
a.k
Add new comment