Mungon edhe ngrohja në disa kopshte dhe shkolla të Tiranës. Askush nuk ka një përgjigje

Postuar në 05 Janar, 2015 05:53

Sikur të mos mjaftonin problemet me çështjet e edukimit, mbipopullimit të klasave etj., në disa koppshte dhe shkolla të Tiranës, vazhdon ende edhe problemi elementar, i ngrohjes. Agjencia Telegrafike Shqiptare raporton se nga një vëzhgim i kryer në terren, prej gazetarëve të saj, në disa kopshte apo shkolla, mungon ngrohja, në një ditë kur temperaturat kanë zbritur në zero. Dhe në kërkesën për të sqaruar se përse ndodh kjo situatë, lexuesi vihet para të njëjtit skenar irritues: prefektura thotë se në buxhet është parashikuar ngrohja dhe se është detyrë e bashkisë ta ekzekutojë. Nga bashkia, sipas asaj që shkruan ATSH nuk ka asnjë reagim, madje as nga zyra e shtypit. Problemi qëndron aty me fëmijët e vegjël që paguajnë të ftohtin, se na paska ndodhur një ngatërresë shumë e ndërlikuar në raportet PS-PD.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.