Dy data të ndryshme për videoskandalin në QSUT. Pse jepen të dhëna kontradiktore mbi kohën kur ndodhi ngjarja?

Postuar në 05 Janar, 2015 11:41

Video skandali me 17-vjeccaren, me të cilën u abuzua seksualisht nga tre të rinj në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare ka nxjerrë në pah të dhëna kontradiktore lidhur me kohën kur ka ndodhur ngjarja. Vetë autoritetet shëndetësore japin data të ndryshme për incidentin në urgjencën e QSUT-së dhe regjistrimin e videos në fjalë. E ftuar në studion e Ora News zv/ ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi tha se ngjarja daton në prill të vitit të shkuar, ccka hedh poshtë pretendimet e drejtoreshës së QSUT-së, Ogerta Manastirliu se videoja është regjistruar në një periudhë më të hershme para se të ndodhinin ndryshimet në Qendrën Spitalore Universitare.

Milva Ikonomi:

“Menjëherë pasi u zbulua videoja Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune ku unë e kryesoj dhe pjesë e saj janë edhe pjesëtar nga shërbimi spitalor. Së pari pamë dokumente që ekzistojnë për këtë ngjarje dhe si u trajtua rasti. Është ngjarje shumë e rëndë nga ana morale, që i takon prokurorisë të marrë hetime më të thelluara. Nga pjesa shëndetësore vajza është drejtuar në Urgjencë më 26 prill 2014 në orën 04:00 të mëngjesit”

http://www.oranews.tv/vendi/skandali-ne-qsut-me-26-prill-vajza-u-abuzua-nga-miqte-e-saj-ate-dite-kishte-shume-urgjenca/

Ogerta Manastirliu:

“Videoja e dhënë nga mediat sociale është një video e cila sigurisht nuk i përket kësaj periudhe pra është e hershme ashtu dhe sic mund të identifikohet qartazi në ambientet ku jemi tani, në ambjentet urgjencës së sëmundjeve të brendshme dhe ku mund të shihet qartazi ndryshimet që kanë ndodhur.”

http://www.channel-one.al/skandali-ne-spital-arrestohet-24-vjecari-e-pasha-hetim-per-vidion-ne-nene-tereza/

Të dhënat kontradiktore lidhur me kohën kur ka ndodhur ngjarja në QSUT hedh të tjera dyshime nëse autoritetet spitalore  të QSUT-së janë munduar të fshehin datën e saktë të këtij incidenti, apo thjesht kanë reaguar në befasi për të larguar çdo lloj përgjegjësie.
l.mitro

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.