Gjermania dhe Franca, kundër sanksioneve të mëtejshme për Rusinë. Zv.kancelari gjerman thotë se kjo mund të çonte Rusinë në kaos

Gjermania dhe Franca, thënë ndryshe Bashkimi Europian, kanë dalë me një qëndrim “të ri” lidhur me sanksionet ndaj Rusisë. Zëvendës kancelari gjerman, Sigmar Gabriel ka deklaruar në një interviatë për “Bild am Sontag” se shtimi i sanksioneve ndaj Kremlinigt rrezikon të zhysë Rusinë në kaos. Dhe një gjë e tillë vendos pikëpyetje mbi vetë stabilitetin e Europës. Gabriel ka nënvizuar faktin se Rusia është një fuqi bërthamore(http://euobserver.com/tickers/127090). Thuajse në të njëjtën frymë është deklaruar edhe presidenti francez. Francois Hollande, që përmes një interviste për France Inter radio, deklaroi se nëse në krizën ukrainase do të ketë përparim, atëherë sanksionet duhet të hiqen. “Përndryshe ato do të mbeten”, shtoi Hollande. Këto qëndrime i paraprijnë takimit mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Petro Poroshenko, më 15 janar në Astana të Kasakistanit, takim ku Hollande do të asistojë(http://www.aa.com.tr/en/u/445227--hollande-russia-sanctions-...). Ky sinkronizim franko-gjerman u vu re edhe në mesazhin e përcjellë me rastin e ndërrimit të viteve, kur si Merkel ashtu edhe Hollande folën për rrezikun e racizmit në Europë, duke marrë angazhime kundër këtij fenomeni(http://euobserver.com/social/127075). Përveç këtyre dy çështjeve, jo pak delikate, BE-ja mbetet të provohet edhe për Greqinë, dalja e mundshme e së cilës nga Eurozona, thuhet se do të kushtojë 50 miliardë euro për Gjermaninë(http://en.protothema.gr/financial-times-syriza-is-insincere-...).
s.z
Add new comment