Krisma në rrugën e Kavajës, një i vrarë dhe tre të plagosur, mes tyre Emiljano SHullazi

Postuar në 05 Janar, 2015 14:34

Mbrëmjen e sotme në afërsi të Rrugës së Kavajës, mësohet se ka mbetur një person i vrarë dhe tre të plagosur, të goditur me armë zjarri nga një person. “News 24” njofton se një prej të plagosurve dyshohet se është Emiljano Shullazi një emër i njohur për drejtësinë shqiptare kurse dy të tjerët janë Altin Dani dhe Pajtim Serjani. Altin Dani mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i viktimës ende nuk dihet. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në rrugën “Islam Alla”, një rrugicë ndërmjet Rrugës së Kavajës dhe “Myslym Shyrit”, ku autori ka vrapuar për t’u larguar dhe dy rrugica më poshtë, në rrugën “Him Kolli”, ai ka plagosur edhe Serjanin. Paraprakisht, burimet jozyrtare thanë se policia e ka arrestuar autorin e plagosjes së tre personave. Gjithsesi, priten të jepen detaje për vrasjen dhe plagosjen e trefishtë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.