Zbardhet dëshmia e Ervis Lulushit para prokurorëve. Donte t’i vriste të gjithë, por iu bllokua pistoleta

Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg Ervis Lulushin, autorin e krimit të dyfishtë të premten e 2 Janarit në zonën pranë Shkollës së Marinës, ku mbeti e vrarë 21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Veliaj 27-vjeç. Para prokurorëve 27-vjeçari ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe nuk ka shfaqur pendesë për krimin. Në materialin e prokurorisë prezantuar gjykatës, citohet se gjatë marrjes ne pyetje per ngjarjen, Ervis Lulushi, është shprehur se ka qene bllokimi i pistoletës që ka shmangur viktima të tjera, pasi sipas tij qëllimi ishte të vriste të gjithë ata që ndodheshin në tavolinë me 21-vjeçaren. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg edhe për 26-vjeçarin Henrik Merkaj, me detyrë oficer i Forcave të Armatosura në Repartin 1030 Poshnjë, Berat, i cili drejtonte automjetin që çoi autorin e vrasjes së dyfishtë në vendin ku ndodhi ngjarja.
l.m
Add new comment