Jaka: Serbia po dominon tregun shqiptar e kosovar, kjo s'duhet lejuar në përmasa të pakontrollueshme

Nikolin Jaka, presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, në një intervistë për “KosovaPress”, flet për problemet e tregtimit të produkteve shqiptare, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës por edhe më gjerë me vendet e tjera të rajonit. Sipas tij, Serbia po dominon me produktet e saj në tregjet shqiptare, dhe kjo nuk duhet lejuar në përmasa të pakontrollueshme nga qeveritë e vendeve tona pavarësisht nismave rajonale për bashkëpunim tregtar, apo marrëveshjes CEFTA. Sipas Jakës në këtë aspekt veprojnë klane të caktuara që janë afër qeverive. Lidhur me skemën e nisur nga Qeveria Rama për mbledhjen ‘me forcë’ të debive të energjisë elektrike, por edhe aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë vendin, Jaka tha se skema më e mirë e mundshme për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë që të jenë në zbatim të ligjit për obligimet që u takojnë për detyrimet e shtetit sidomos për dy zërat më të rëndësishëm dhe jetikë; që është energjia elektrike dhe furnizimi me ujë të pijshëm. Njëkohësisht bën publike edhe një ndër nismat më të fundit në rajon për privatizimin e 2 mijë ndërmarrjeve serbe në Bujanovc, ku janë ftuar edhe sipërmarrjet shqiptare që të aplikojnë. Ai thotë se qarkullimi i produkteve të Kosovës në Shqipëri dhe anasjelltas, ka ngërç ku del që ka klane apo interesa të ndryshme. Por, thotë se edhe Serbia mund të ndikoj në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve, pasi Kosovën dhe Shqipërinë, Serbia e sheh si një treg të përbashkët.
l.v
Add new comment