Palestina kërkon të anëtarësohet në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, Izraeli vendos t'i ngrijë 125 milion të ardhura nga taksat që u mbledh

Postuar në 03 Janar, 2015 16:02

SHBA-të thonë se vendimi i Autoritetit Palestinez për t’iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk përmirëson aspiratat e tij për një shtet të pavarur. Sipas “Zërit të Amerikës”, një zyrtar izraelit u shpreh se Izraeli ka vendosur të ngrijë rreth 125 milion të ardhura nga taksat që u mbledh palestinezëve, si përgjigje ndaj përpjekjeve për t’u anëtarësuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Palestinezët mbështeten tek transferimi i këtyre të ardhurave për shpenzimet qeveritare dhe për pagesat e punonjësve të administratës. “VOA” thotë se veprimi izraelit vjen një ditë pasi palestinezët paraqitën  dokumentet në OKB për t’u anëtarësuar në Gjykatë, që të mund të kërkojnë ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj Izraelit. Nëpërmjet anëtarësimit në këtë gjykatë,  palestinezët do të kërkojnë ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj Izraelit. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas nënshkroi dokumentet pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së rrëzoi këtë javë një draft-rezolutë që do të vendoste një afat 3-vjeçar për krijimin e një shteti palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli pas luftës së vitit 1967.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/article/2584444.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.