Problemet në furnizimin me energji, OSHEE i përgjigjet politikisht akuzave të opozitës

Operatori i Shperndarjes së Energjisë Elektrike nuk ka heshtur ndaj akuzave të Partisë Demokratike për problemet në furnizimin me energji elektrike të disa zonave gjatë ditëve të fundit. Teksa ka dhënë shpjegime mbi angazhimin në terren të 3 mijë punonjsve të saj gjatë festave, OSHEE nuk ka nguruar të drejtojë gishtin drejt opozitës si përgjegjëse për situatën ku ndodhet sistemi energjetik shqiptar, duke mos mbetur vetëm në detaje teknike, por duke i kujtuar Partisë Demokratike mëkatet me energjinë gjatë 8 viteve që ishtë ne pushtet.
“Të vetëdijshem se ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që ndërgjegjësimit të qytetareve për të paguar energjinë tu pergjigjemi me shërbim sa më cilësor, OSSHE informon se gjatë vitit 2015 do të investohen në sistem rreth 70 milionë Euro rrjetin elektrik! Sa i perket akuzave të Partise Demokratike, të cilët për tetë vjet rresht, jo vetëm rriten çmimin e energjisë, por e zhytën sistemin në borxhe duke e çuar drejt falimentit, u sugjerojmë se më e pakta që mund të bëjnë sot është të heshtin, pasi janë përgjegjësit kryesorë të asaj çka qeveria e re dhe OSSHE janë duke punuar për të ndrequr”, thotë deklarata e OSHEE.
l.m
Comments
Justifikimet jane metoda me
<p>Justifikimet jane metoda me e mire per tiu shpetuar pergjegjesive.</p><p>Detyrat e OSHEE jane te shumta dhe duhet te trajtohen me seriozitet dhe jo me llafe.</p><p>Mbledhje e faturave eshte nje aspekt i permiresimit te te ardhurave te OSHEE ku humbjet kane aritur shifra tragjike.Duhet permiresuar sherbimi i mirmbajtjes se sahateve shumica e tyre jane ne gjendje te mjeruar neper bokset e pallateve pa celsa, montuar shume keq dhe me nderhyrje te shumta,duhen paisur me matesa te gjithe konsumatoret dhe kontrolli i tyre te behet periodikisht jo me fushata,duhen vendosur matsa ne kabinat per te caktuar fluksin qe del nga cdo kabine dhe te krahasahet kjo me sa faturohet,jo e gjith energjia faturohet fale korrupsionit te lexusave sidomos per konsumatoret e medhenj, gjithashtu duhet permiresuar furnizimi konsumatoreve : ku jane unazat e sigurimit me dy ushqime te zonave te kryeqytetit, cili kryeqytet ne boten moderne ka nderprje kaq te gjata energjie sic ka Tirana, fondet le ti gjeje OSHEE se e ka per detyre.</p><p>Mund te flitet e te shkruhet pa fund per kete problem por edhe nje : pse nuk ndertojme centrale po i kemi bllokuar ato qysh ne 1986 ( i fundit ishte Komani ) dhe spo ndertohen Skavica,Kaskada e Devollit, Kalivaci ( skandali me i math i investimit dhe realizimit te nje ndertimi )etj dhe preferojme te blejme energji me cmim te larte, se po te ishte keshtu asnje vend nuk ndertonte po e blente kete tek fqinjte.A e dini ju se ne kemi qene vend eksportues i energjise ne 1986 deri 1994.po te ndertonim keto 25 vjet Skavicen Devollin e Vjosen ( te pakten keshtu kane premtuar investitoret gjate ketyre viteve, ne jemi merzitur me keto pralla) dhe KESH i do te kishte fitime per te regulluar gjendjen e tij finanviare jo te riste cmimin se eshte shume kollaj po jo veprim i arsyeshem i nje qeverisje socialiste qe kur mer pushtetin ul taksat bene reforma me rendesi sociale etj.</p>
Add new comment