Analisti Nijazi Muhamedi: Politika shqiptare në Maqedoni në kolaps, nuk përfaqëson interesat e qytetarëve

Postuar në 03 Janar, 2015 11:10

Në Maqedoni ekzistojnë shumë subjekte politike shqiptare, ato nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptar që jetojnë atje. Agjensia “INA” citon analistin dhe publicisti  Nijazi Muhamedi i cili deklaroi se përkundër faktit se në Maqedoni ekzistojnë shumë subjekte politike shqiptare, ato nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve shqiptar që jetojnë atje. Nijazi Muhamedi njihet si një nga analistët  e respektuar në Maqedoni, i njohur edhe me botimin e enciklopedisë “Maqedonia shqiptare”, një dëshmi kundër enciklopedisë maqedonase. Sipas tij, edhe lëvizjet e shteteve shqiptare, nuk po bëhen në dobi të shqiptarëve të Maqedonisë. “Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni po vazhdon të jetë e njëjtë dhe e pa perspektivë për qytetarët që jetojnë atje. Lëvizjet aktuale ndër shqiptare japin shumë pak shpresa për ta tejkaluar kolapsin që i ka përfshirë shqiptarët e Maqedonisë. Lëvizjet aktuale ndër shqiptarë, që bënë nisje vitin e shkuar dhe që janë ende në zierje, duke u mbështetur në analizat e holla që kemi, japin ca fakte se nuk mund të dalin fuqishëm përtej këtyre dy caqeve për dobi të huaj apo për dobi të vetë aktorëve të këtyre lëvizjeve, dhe shumë pak japin shpresa për një shkëputje radikale nga ky kolaps”, vlerëson Muhamedi.

 

l.v

 

http://ina-online.net/maqedoni/50242.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.